Durrës- Autori i dyshuar i tetë biçikletave të vjedhura në Durrës ka rënë në prangat e uniformave blu.
36-vjeçari është identifikuar si Safet Tata, ndërsa opercioni për kapjen e tij u kodua “Bicycle 3”.
Policia vijon hetimet për në lidhje me grabitjet e tjera që mund të ketë bërë 36-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bicycle 3”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit:
S. T., 36 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 8 vjedhjeve të biçikletave, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komente
