Kronikë

Kishte vjedhur 8 biçikleta në Durrës, arrestohet ‘skifteri’ (EMRI+VIDEO)

29 Qershor, 10:47| Përditesimi: 29 Qershor, 11:37

  • Share

Durrës- Autori i dyshuar i tetë biçikletave të vjedhura në Durrës ka rënë në prangat e uniformave blu.

36-vjeçari është identifikuar si Safet Tata, ndërsa opercioni për kapjen e tij u kodua “Bicycle 3”.

Policia vijon hetimet për në lidhje me grabitjet e tjera që mund të ketë bërë 36-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bicycle 3”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit:

S. T., 36 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 8 vjedhjeve të biçikletave, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?