Kronikë
Top 24

Sherr për rrugën në Durrës, kunati e goditi me sëpatë sapo doli nga policia, gruaja: Drejtësia e liroi! Mos na çoni në masakra si në Vlorë (VIDEO)

23 Shtator 2018, 14:33| Përditesimi: 23 Shtator 2018, 21:56

  • Share

DURRËS-Një konflikt për motive pronësie ka degraduar në dhunë fizike ndaj një gruaje në Manzës, e cila është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ka disa plagë në kokë. Qefsere Koleci 55-vjeçe është dhunuar, sipas policisë nga kunati Medi Koleci së bashku me dy djemtë e tij për shkak të sherrit për një rrugë, ku autori kishte mbjellë ullishte.

55-vjeçarja thotë se Bashkia e Durrësit iu dha atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri dje për të hapur rrugën që kishte zënë kunati, por ky veprim ka inatosur xhaxhanë e familjarët e tij që kanë kundërshtuar me forcë efektivët. Për ngjarjen policia shoqëroi Medi Kolecin pasditen e djeshme, por pas disa orësh është liruar.

Në momentin që doli nga komisariati Medi Koleci së bashku me dy djemtë kanë dhunuar kunatën duke u hakmarrë. Ata e kanë goditur me sëpatë në kokë, ndërsa më pas, sipas djalit, i morën telefonin që të mos kishte mundësi që të njoftonte askënd dhe e hodhën në kanal. Qefsere Koleci nga Spitali i Traumës ku ndodhet aktualisht është shprehur se konflikti ka 23 vite. Gruaja 55-vjeçe i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të zbardhë cështjen dhe të vendosë autorët para drejtësisë dhe “që mos të na çojnë në masakra si në Vlorë”.

Qefsere Koleci



Deklarata e Qefsere Kolecit

Ai ka tentuar që të bllokojë sërish rrugën pas ndërhyrjes se IKMT, por policia e ka shoqëruar disa orë, ndërsa sapo e ka liruar, ai së bashku me djemtë në shenjë hakmarrje kanë dhunuar sot 55-vjeçaren. Disa orë pas ngjarjes së sotme në Manëz, policia arrestoi Admir Kolecin, ndërsa është në kërkim babai i tij me vëllanë tjetër.

Njoftimi i plotë:
Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri - tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22, 25 te Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Dini: 23/09/2018 17:06

    Nuk ka më shtet këtu mor jooooo merrni armët dhe mbrohuni

    Përgjigju
    • Fredi: 23/09/2018 23:08

      Po cfare shteti thua o Dini, ketu njerezit jane cmendur fare.

    • Babalja: 23/09/2018 20:24

      Per ju kopilat e shqupit, vetem destabilizimi i vendit eshte opcion qe ju shpeton nga drejtesia mbas vetingut! Eshte e njejta gjuh qe perdor salehu bashke me lulen e tij, dhune dhe kaos.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?