Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ Kontrabandonin 23 iPhone 16 Pro Max dhe dy laptopë, arrestohen 2 persona në Port (EMRAT)

11 Shkurt, 15:58| Përditesimi: 11 Shkurt, 16:11

  • Share

DURRËS - Policia Kufitare e Portit të Durrësit finalizoi operacionin "Porosia", ku goditi një tentativë kontrabande për të sjellë pajisje elektronike në Shqipëri. 

Gjatë kontrollit të një kamioni, u gjetën 23 celularë iPhone 16 Pro Max dhe 2 laptopë pa fatura blerjeje, të dyshuara se ishin kontrabanduar nga Gjermania. 

Në pranga u vunë 43-vjeçari Afrim Ukperja, drejtues i kamionit, dhe 35-vjeçari Amarildo Hamzai, personi për llogari të të cilit ishin kontrabanduar pajisjet. 

‘Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit A. U., 43 vjeç, dhe A. H., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në kamionin që drejtonte 43-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 23 celularë (iPhone 16 Pro Max) dhe 2 laptopë, pa fatura blerjeje, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Gjermania, për llogari të shtetasit A. H. (djali i pronarit të kamionit që drejtonte shtetasi A. U., dhe njëkohësisht shtetasi që priste pajisjet).’, njofton policia.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 13/02/2025 23:44

    normal sdel gjo ktu te kapin se sdel gjo ,,pem pa kokrra ky me 23 telefona

    Përgjigju
  • tani: 13/02/2025 23:41

    23 telefona qe ka fut ky kontraband jane ,23 per themi 150 euro per tel pa pagu doganen ,a mjere ne ku kemi arrit ,kapim ne port tel kontrabande ,,top numr 1 ,,sa kalajne aty ,hahahahah kto jane bakshish kamarieri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?