Ekskluzive/ Me kamion nga Italia solli 88 mijë euro cash në Durrës! Detaje të operacionit, si u zbuluan ‘pakot’ që prangosën 34-vjeçarin! U nis nga Napoli (EMRI+VIDEO)

24 Tetor, 11:35| Përditesimi: 24 Tetor, 13:46

  • Share

Durrës-  Kishte fshehur në trup dhe çantë 88.000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, arrestohet në hyrje të Shqipërisë, 34-vjeçari i dyshuar. Pakot e mbështjella me natriban u gjetën në xhupin e shoferit Elton Balliu, e në çantë.

“Nga kontrollet, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantë, me qëllim mosdeklarimin, 88 000 euro (të ndara në 4 pako të mbështjella me natriban) që kanë burim të dyshimtë, ndërsa në kamion janë gjetur 18 shishe me verë që dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me faturë blerjeje”, informoi policia.

Shqiptarja.com siguron ekskluzivisht foton e 34 vjeçarit me banim nw Tiranw qw ishte dhe shoferi i kamionit me tw cilwn hynw nw Durrws pakot me 88 mijw euro.

Si u ra në gjurmët e pakove me euro

Shqiptarja.com mëson se operacioni i koduar “Pakot” u krye falë bashkëpunimit të Guardia di Financa të Barit, Guardia di Financa në Durrës, policia kufitare dhe doganat si pjesë e një protokolli eksperimental për një bashkëpunim të ri mes dy brigjeve të Adriatikut.  Bashkëpunimi qëndron në ‘analizën e rriskut’ mbi disa automjete apo shoferë të ndryshëm sipas algoritmeve dhe informacioneve. Më pas autoritetet sinjalizojnë njëri tjetrin për të ndërmarrë më pas kontrollet përkatëse.

U nis nga Napoli
Burimet e Shqiptarja.com bëjnë me dije se kamioni ishte nisur nga Napoli dhe kishte arritur në Bari për të kaluar më pas me anijen Rigel III në Durrës, ku dhe u bë kontrolli duke gjetur sasinë e eurove.

I arrestuari është Elton Balliu, kurse aksioni italo-shqiptare erdhi pas informacioneve të marra nga Guardia di Financa ne Bari.

“Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Pakot”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Balliu, 34 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Hetimet i ndjek Prokuroria vendore, për të zbuluar origjinën e parave, me akuzën "përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

1729769718_eltonballiu.jpg

Shoferi Elton Balliu

Ora 13:38
EKSKLUZIVE/ Me kamion nga Italia sjell 88 mijë euro cash në Durrës! Shqiptarja.com siguron foton e shoferit të arrestuar

1729769718_eltonballiu.jpg

Foto: Elton Balliu

Shqiptarja.com siguron foton e shoferit të kamionit me të cilën mbërritën në portin e Durrësit 88 mijë euro të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale. I arrestuari është Elton Balliu, 34 vjeç nga Tirana kurse aksioni italo-shqiptare erdhi pas informacioneve të marra nga Guardia di Financa ne Bari.

Burimet e Shqiptarja.com bëjnë me dije se kamioni ishte nisur nga Napoli dhe kishte arritur në Bari për të kaluar më pas me anijen Rigel III në Durrës, ku dhe u bë kontrolli duke gjetur sasinë e eurove.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sandër: 24/10/2024 13:38

    Lëre more se ngelet tu zhvat paret e shqiptarëve. Ata të shkretet i kanë marr me mundë!

    Përgjigju
    • Tunxh o bir: 24/10/2024 19:11

      Sander,,avash re shoku,,88 mij euro me pune dhe djerse,,,prandaj Kan shku shpiat ne shqiperi me shtrejnte se ne Milano,,se vijn kti paret me djersen e bythes,,se kupton o kangur se parate e pista po shkaterrojne tregun imobiliar ne shqiperi,,

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?