Që prej nëntorit 2008 në arkivën e Prokurorisë së Përgjithshme qëndron e stivosur një dosje që flet për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës,kundër Lulzim Bashës e dy personave të tjerë. Rruga Durrës-Kukës-Morinë, është çështja më e nxehtë që qëndron në Prokurorinë e Përgjithshme, me statusin e pezulluar, për shkak të një vendimi gjyqësor të marrë nga gjyqtarja besnike e Partisë Demokratike Fatmira Hajdari, e cila vulosi dosjen. Dosja mund të rihapet vetëm pas një kallëzimi të ri nga ministria e Transporteve ose vetëm pas një indicie që do sjellë prova të reja. Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme thanë se çështja është e pezulluar, për shkak të vendimin të 15 dhjetorit 2008 të gjykatës së Tiranës që nxirte të pavleshëm aktin e njoftimit të akuzës ndaj Lulzim Bashës.
Dy vendimet gjyqësore
Dosja kundër Lulzim Bashës u pezullua nga prokurori Arben Kraja, fill pas “goditjes” proceduriale që ju bë nga dy vendime të gjykatës së Tiranës. Bëhet fjalë për vendimin e datës 18 nëntor 2008, i marrë nga gjyqtari Sokol Tona, me anë të cilit është vendosur shfuqizimi i vendimit të datës 6 nëntor 2008, të prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me zgjatjen e afatit 1 mujor, që ka të bëjë me procedimin penal Nr.1, viti 2007 kundër Lulzim Bashës e dy zyrtarëve të tjerë. Ky vendim është marrë nga gjyqtari Tona, ndërsa kërkues kanë qënë Armand Teliti dhe Andi Toma, ish-bashkë të pandehur me Lulzim Bashën për çështjen e abuzimit me procedurat për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Më pas në 15 dhjetor 2008, një tjetër vendim gjyqësor që i ka dhënë “nokaut” dosjes hetimore është ai i marrë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila në cilësinë e gjyqtares së Apelit vendosi të deklarojë pavlefshmëri të akteve procedural, gjatë hetimeve paraprake si, fletëthirrjen e datës 24 nënëtor 2008 që i ishte bërë nga ana e prokurorisë në drejtim të Lulzim Bashës. Deklarimin e pavlefshëm të aktit të njoftimit të akuzës, të datës 27 nëntor 2008, të prokurorisë si dhe pavlefshmërinë e akteve të mëpasme të ndërmarra nga prokuroria, që varen nga aktet e deklaruara të pavlefshme, pasi sipas gjykatës të gjitha këto veprime konsiderohen “Nul”.
950 mln euro kosto
Gjigandi amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro.Pavarësisht kësaj, gjatë asaj periudhe kur ministrinë e Tranporteve e drejtonte Lulzim Basha fatura financiare ka filluar të fryhet duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën. Kjo është pranuar dhe gjatë një e-maili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode.
Borxhi i emetimit/ Kredia për Durrës-Kukës u shlye në dhjetor të 2010
Kredia nga “Alpha Bank” dhe “Deutsche Bank” u mor në maj të vitit 2009 dhe u shlye një vit e gjysmë më vonë, në dhjetor të 2010, sapo qeveria arriti të siguronte 300 milionë euro borxh përmes emetimit të eurobondit. Në atë kohë termat e kredisë ishin euribor plus 9.6 për qind. Për shkak se euribori është një instrument i ndryshueshëm, më vonë interesi total i kredisë do të arrinte deri në 13.5 për qind. Jozyrtarisht burime nga Ministria e Financave thanë se pranë qeverisë në atë kohë kanë mbërritur oferta më të lira se sa ato dy të përzgjedhura nga ish-qeveria e djathtë çka duket se përbën dhe bazën kryesore të kallëzimit ndaj Bodes dhe Shehut.
Shqiptaret e kane ne dore fatin e tyre qe nga 28 Nentori 1912.Ata te Kosoves qe nga 10 Qrershori 1999.Aktualisht tash 29 vjet populli shqiptar ne Shqiperine Londineze, kane sistem, demokratik ku sovrani me voten e lire e demokratike zgjedh kujt I jep besim te sherbej me pergjegjesi e korrektisi te ndergjegjshme ne mandatin e kerkuar,Ka Qeverisjen aktuale me mbi 51% te votes se arbitrit, qe rrallhere e rrallkush nga garauesit e sistemeve demkratike dalin me nje votebesim te ngjashem.
PërgjigjuMir gjyqesori ,ka dashur ta nbroj zoterin Basha ,po ish opozita per 6 vjet 2008-2013 pse nuk reagoi .Nese justifikoheni se pushteti i kohes e kishte bler drejtesine ,po pasi moret pushtetin ,pse nuk e rihapet ceshtien ,perseri do te thoni se e kane ata dretesine .Nese ngjaria dote ishte e vertet ,Basha dhe gjith te akuzuarit do kishin vite qe do rropateshin koridoreve te burgjeve .Keni patur 6 vite kohe per ta zgjidhur kete problem ,mungesa e reagimit nga ju, dote thot se ,ose keni ndar leket bashk ,ose keni rene ne marrveshe te mos ju nacmojne ne vjedhiet qe beni ju . Qoft te majtet qoft te diathtet ,popullit nuk mund ti hidhni hi syve ,duke krijuar keto mjegullnaja ,qe ju te pervetesoni lirisht .Te gjitha keto jan truke plitike ,qe i perdorni ne momente te caktuara kur doni qe me cdo kusht te vidhni pushtetin .Nese ato qe thoni jane te verteta ,atehere duhet te shkoni te paret ne dyert e gjikates ,per bshkpunim me krimin .Nese jeni te ndershem ,beni denancimin ne prekurori ,per pervetesusit dhe per bashkepunetoret qe jeni ju vet ,te shptojme njeher e mir nga ket zagarlleqe .Zoti ju ndihmofte te jeni te sinqerte me popullin .
PërgjigjuCfar pret prekuroria, fute ne Burg Bashen kete hajdut kete pler, që e ka rrjepur kete popull bashke me Sali Gjakatarin
Përgjigju