Gjykata e Durrësit ka lënë në burg kapitenin rus, Aleksei Smazno, të anijes e cila u kap me 22.5 mijë ton naftë kontrabandë nga Rusia. Mësohet se avokati mbrojtës ka thënë para trupës gjykuese se Kapiteni nuk ka bërë asnjë shkelje.
“Kapiteni nuk ka bërë asnjë shkelje. VKM thotë që anija nuk duhet të lejohet të importojë naftë jo të bllokohet. Në rastin konkret kemi të bëjmë vetëm me tentativë pasi anija ishte në radë.”
Lajmi kryesor:
Sekuestrimi i anijes me 22.5 mijë ton naftë nga Rusia, Gjykata e Durrësit lë në burg kapitenin! Avokati: Nuk bëri shkelje
SI.E./ReportTv.al