Në kuadër të kontrolleve për të liruar hapësirat publike, në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku janë hequr dhe sekuestruar 78 komplete me çadra dhe shezlongë.
Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Plazhi i lirë’, me qëllim lirimin e hapësirave publike, policia nisi hetimin për 2 persona, për një 66- vjeçar me inicialet Ll. M dhe një 36- vjeçar me inicialet E.P.
'Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Gjirit të Lalzit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 78 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 2 shtetas. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 të dy banues në Ishëm, Durrës. Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror', njoftimi i policisë.
Komente

ATT TEK GJIRI I LALEZIT PLAZHI DUHET TE JETE TERESISHT PUBLIK......KJO QEVERI I KA TOLERUAR KETA BANDITE TE VJEDDHIN DITEN PER XIELL QYTETARET E KETIJ VENDI.....
Përgjigju