Kronikë

Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)

24 Dhjetor 2024, 17:32| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 20:02

  • Share

Durrës- Një aksident me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Vllazërimi", ku një automjet tip kamion me targa AA487LP, tashmë i bllokuar, ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë, i cili është përplasur në asfalt dhe humbi jetën minuta më pas.

“Rreth orës 17:30, në lagjen 15 Durrës, një automjet ka përplasur biçiklistin shtetasin P. N., 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. N.”, bëri me dije policia vendore në njoftimin paraprak.

Mjeku që ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e personit të aksidentuar. Policia e pati të vështirë fillimisht identifikimin e tij.

Gazetari i REPORT TV, Artur Korriku, informon se autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse Policia vendore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, identifikimin e shoferit dhe kapjen e tij.

Gjithashtu gjatë kërkimeve në terren, rreth dy orë pas ngjarjes, uniformat blu kanë lokalizuar dhe bllokuar mjetin që shkaktoi aksidentin, një kamion, ndërsa po vijon hetimet për të kapur edhe drejtuesin.

Në pamjet e siguruara dallohet grupi hetimor në vendngjarje dhe ambulanca, teksa efektivët lëvizin me barelë trupin e viktimës për ta dërguar drejt morgut, kurse Policia Rrugore disiplinon trafikun dhe ka rrethuar vendngjarjen për ekspertim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?