Makina e viktimës

Kronikë

Durrës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, ndërron jetë 37-vjeçari (EMRAT)

27 Shkurt, 09:53| Përditesimi: 27 Shkurt, 10:19

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit.

Dy makina janë përplasur rreth orës 1:00 në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën "Martin Camaj”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 37-vjeçari, i identifikuar si Rinor Lami.

Ndërkohë kanë të plagosur drejtuesja e automjetit tjetër, Trëndelina Çaushi dhe pasgjerja Kiara Dida.

Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën "Martin Camaj", automjeti me drejtues shtetasin  Rinor Lami, 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Trëndelina Çaushi 49 vjeçe.  

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi  Rinor Lami dhe janë dëmtuar shtetasja Trëndelina Çaushi dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja Kiara Dida, të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?