Kronikë

Durrës/ Masakroi fqinjin 82-vjeçar në lagjen nr.16 për një borxh 200 mijë lek, dalin pamjet e autorit teksa del nga pallati (VIDEO)

2 Janar, 19:13| Përditesimi: 2 Janar, 19:17

  • Share

DURRËS - Report Tv ka siguruar pamje nga kamera e sigurisë të Fatjon Janinas, autorit të vrasjes së një 82 vjeçari në Durrës, mbrëmjen e 30 dhjetorit 2024.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16, teksa autori siç dëshmoi e vrau të moshuarin Paulin Gina, me të cilën jetonin në një pallat, për një borxh prej 200 mijë lekësh të vjetra.

Janina e pa 82 vjeçarin në shkallët e pallatit dhe i kërkoi të fliste për borxhin. Më pas u futën në shtëpinë e të moshuarit, ku pas një debati ky i fundit, sipas autorit, tentoi ta godiste me çekiç duke e quajtur dhe ‘drogaxhi’. Fatjoni gjeti një thikë dhe e gjuajti 82-vjeçarin duke i shkaktuar plagë në fyt dhe duke e lënë të vdekur në banesë.

Më pas doli nga shtëpia, duke e mbyllur derën me çelës nga jashtë dhe u largua. Policia disa orë më vonë arrit ta prangoste falë edhe kamerave të sigurisë.

Në pamjen e siguruar nga gazetari Artur Korriku, duket autori i krimit teksa del nga pallati ku jeton në lagjen nr.16 në Durrës.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • USA: 03/01/2025 07:57

    DENOJENI PERJETE KETO MOSTRA.....ME MIRE TE VDESIN NE BURG PERJETE.DERI 95 VJET BURG DHE E SHIFNI U ZBUTET KY NEVRIKU APO JO

    Përgjigju
  • iliri: 03/01/2025 01:06

    Djale i lig,,vritet babai yt ne moshe per 200.000 leke borxh...denojeni me burgim te perjetshem....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?