Kronikë

Durrës/ Mbante armë pa leje, arrestohet 43-vjeçari! Në pranga edhe 2 të tjerë për moskallëzim krimi

17 Prill, 10:29| Përditesimi: 17 Prill, 10:47

  • Share

Durrës-Një 43-vjeçar që mbante armë zjarri pistoletë, pa leje është arrestuar nga blutë e Durrësit.

Në pranga përveç Dritan Agasi kanë rënë edhe Artur Karamuça dhe Florenc Berberi për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Policia e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit “Shadoë", ka goditur një rast të kësaj veprimtarie. Si rezulat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. A., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;   

 A. K., 47 vjeç, dhe F. B., 43 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Lajm në përditësim...

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?