Ambjenti hoteleri Delta ku ndodhi ngjarja

Kronikë

Durrës/ 5 persona helmohen nga ushqimi në një dasmë, mes tyre edhe fëmijë! Arrestohet pronari i restorantit dhe kuzhinieri

11 Shtator 2021, 00:06| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 10:26

  • Share

DURRËS- Pronari i një resorti në autostradën Tiranë-Durrës është arrestuar nga policia bashkë me kuzhinierin, pas helmimit nga ushqimi të 5 dasmorëve në ceremoninë që bëhej te 'Delta Event'.

Pajtim Kaçani, 50 vjeç pronari i “Deltës” dhe kuzhinieri Bledar Hasa 33 vjeç të dy banues në Durrës u arrestuan në flagrancë, njofton policia.

Mbrëmjen e së premtes në “Delta Event” organizohej një ceremoni martesore, ku 5 dasmorë kanë shfaqur shqetësime, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Pas trajtimit marrë në spital, ata tashmë ndodhen në banesa.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Pajtim Kacani pronari i restorantit dhe shtetasi Bledar Hasa, pasi gjatë një ceremonie martesore dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas”, thuhet në njoftim.

Delta Event

er.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?