Foto ilustruese

Pushimet kthehen në tragjedi! Mbytet në pishinë një 10-vjeçar nga Kosova

12 Gusht 2020, 13:02| Përditesimi: 12 Gusht 2020, 13:21

  • Share

DURRËS- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një i mitur 10-vjeçar nga Kosova është mbytur në pishinë. Tragjedia ndodhi rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh në Durrës, ku E.T. është mbytur duke u larë në pishinë.

Nuk dihet akoma se si i mituri është mbytur kur pishinat janë ambiente të mbushura me persona. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?