Kronikë

Durrës/ Merr flakë mjeti në mes të ditës, banorët në panik (VIDEO)

1 Qershor 2019, 15:07| Përditesimi: 1 Qershor 2019, 16:48

  • Share

DURRËS- Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në lagjen numër katër në qytetin e Durrësit. Mësohet se mjeti është në pronësi të 34-vjeçarit të identifikuar si D.B. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental i shkaktuar nga një defekt elektrik.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ç'ka ka bërë që mjeti të digjet pothuajse krejtësisht.  Nuk ka persona të lënduar, pasi mjeti ka qenë i parkuar dhe fatmirësisht ka pasur distancë të mjaftueshme nga mjetet e tjera.Shqiptarja.com ka siguruar video, ku shfaqet automjeti në flakë.

Ky është zjarri i katër brenda një muaji në qytetin e Durrësit. Dy të parat kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme, e ndërsa të tjera për motive teknike.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?