Kronikë

Durrës/ Mjeti përplas të moshuarin me motoçikletë në rrugë, dërgohet i plagosur drejt spitalit (VIDEO)

8 Shkurt, 15:25| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:54

  • Share

Durrës- Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuari ka ndodhur pasditen e sotme (8 Shkurt) në qytetin e Durrësit.

Një automjet ka përplasur të dëmtuarin që qarkullonte me motoçikletë, në rrugën “Azem Hajdari”, në zonën e ish-Kënetës.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer verifikimet dhe zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Gazetari i Report TV, Aldo Mustafa, informon se i moshuari është dërguar menjëherë me ambulancë drejt spitalit për mjekim, ku ndodhet edhe jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka dëmtime në kokë dhe trup nga përplasja.

Në pamjet e siguruara dallohen pasojat dhe shenjat e aksidentit, Policia Rrugore dhe ambulanca në vendngjarje, me dy mjetet në distancë të shkurtër, vetura e drejtuesit të dyshuar dhe motoçikleta e të dëmtuarit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?