Ky që shihni në këtë foto është Iljaz Kotorja, 27 vjeç, banues në Paskuqan. Bashkë me 2 miqtë e tij, Geri Cani dhe Jurgen Delia, morën peng 30-vjeçarin Blerim Hanku, të cilin e futën në një makinë “BMË X5” me pretendimin se duhej t’u jepte një borxh prej 6 mijë pound. Policia e Durrësit, pasi mori informacion për pengmarrjen, lokalizoi dhe ndaloi në afërsi të zonës së plazhit, në drejtim të Shkozetit, makinën “BMV X5”. Efekt...
Brenda saj ishin 4 persona, në mesin e të cilëve Hanku i marrë pa dëshirë.
Policia arrestoi 3 shokët pengmarrës, të cilën janë nën akuzë për 2 vepra penale. Blerim Hanku dhe Iljaz Kotorja ishin njohur me njëri-tjetrin gjatë periudhës së dënimit me burg në Britani të Madhe, të dy për trafikim të lëndëve narkotike, dhe kishin qenë së bashku në një qeli. Report Tv ka mësuar përmes burimeve të policisë se marrja peng e Hankut është bërë për borxhin që një person i tretë duhej t’i jepte Kotorjas. 30-vjeçari Hanku, me origjinë nga Dibra, kishte ndërhyrë për njohjen e mikut të tij të vjetër të qelisë me një tjetër person, për kryerjen e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Ai kishte dalë garant për punën e trafikut të drogës. Megjithatë punën, me sa duket, nuk kanë shkuar sipas parashikimeve dhe personi i tretë i përfshirë në ngjarje nuk i ka sjell paratë prej 6 mijë pound Iljaz Kotorjas. Në këto kushte, 27-vjeçari nga Paskuqani ka nisur t'i bëj presion Blerim Hankut për t'iu dhënë paratë, të cilin e akuzonte se ishte personi që duhej t'ia jepte pasi nuk po gjente dot personin real që ia kishte borxh.
Blerim Hanku, Iljaz Kotorja
FOTO: Blerim Hanku dhe Iljaz Kotorja
Blerim Hanku, i cili u mor peng nga Iljaz Kotorja dhe dy miq të tij në Durrës, kishte ndërhyrë për njohjen e Kotorjas me një tjetër person me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, dhe sipas burimeve të policisë kishte dalë garant për punën e trafikut të drogës.
Megjithatë punën, me sa duket, nuk kanë shkuar sipas parashikimeve dhe personi i tretë i përfshirë në ngjarje nuk ka sjell paratë prej 6 mije pound Iljaz Kotorjas. Në këto kushte, Iljaz Kotorja ka nisur t'i bëj presion Blerim Hankut për t'iu dhënë paratë, të cilin e akuzonte se ishte personi që duhej t'ia jepte pasi nuk po gjente dot personin real që ia kishte borxh.
Policia ka publikuar video të momentit kur kanë ndërhyrë për të liruar pengun.
30 vjeçari Blerim Hanku ishte marrë peng në një makinë në BMW X5 të bardhë që u ndalua teksa po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit