Një oficer policie me detyrë Nën komisar në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës është arrestuar pasi akuzohet se ushtronte presion dhe mashtronte personat që shoqëroheshin në polici për drogë.
Arrestimi i tij u krye pas një hetimi nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme dhe Prokurorinë.
Në pranga ka rënë oficeri i policisë me iniciale A.XH., 31 vjeç, në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Ndalimi u krye në funksion të procedimit të regjistruar nga kjo Prokurori mbi dyshimet për kryerjen e veprave penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Shpërdorim i detyrës".
"Nga hetimet e kryera janë arritur të dokumentohen veprimet korruptive të oficerit A.XH., i cili duke keqpërdorur atributet që i jep detyra si oficer në Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës e duke shfrytëzuar pozicionin, ushtronte presion dhe mashtronte shtetasit, që shoqëroheshin me doza narkotike, kundrejt përfitimeve monetare" thuhet në njoftimin e AMP-së.
Hetimet vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundraligjshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Taulant Balla ka reaguar pas ndalimit të oficerit të policisë në Durrës për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
“Sapo kemi dërguar para drejtësisë një tjetër oficer policie me gradën N/Komisar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të përfshirë në korrupsion dhe minim të luftës së policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Durrës.
Shpreh besimin se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit
Përgëzime dhe vetëm përpara!” – shkruan Balla.
Zoti Balla! i ke me shumic policet te korruptuar dhe te lidhur me krimin.
Përgjigju