Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare ish-ambasadori i Gjermanisë Werner Daum. Ai u gjet i pajetë në një hotel në Golem. Policia njofton se dyshohet se vdekja ka ardhur shkaqe natyrale.
Ish-diplomati ndodhej për një vizitë në Shqipëri, dhe dy ditë më parë, mori pjesë me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.
“Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi W. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman). Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njoftoi policia.
Werner Daum shërbeu si ambasador në Shqipëri nga viti 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist. Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij. Në një intervistë të dhënë më vonë, ai pranoi se e bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit komunist.
Ish-ambasadori Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe Sali Berisha.
Ai u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryebashkiaku Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990. Ai kujtoi edhe momentin kur hapi dyert për shqiptarët duke u shprehur se “ambasada gjermane u shemb fizikisht dhe simbolikisht”.
Gjatë një interviste që ai dha së fundmi, ish-diplomati theksonte: “E adhurova këtë vend, sepse është i mrekullueshëm. Por, ndoshta edhe më shumë, adhurova popullin e tij.”
Komente

Çfare iu desh ketij ish-ambasadorit te shoqerohet me saleh berr-ishen, apo aty e kish te shkruar? saleh eshte ters si puna e ramizit, te cilin e takuan edhe perez de kuelar edhe strauss dikur, dhe shpejt me pas ndrruan jete. Nejse, falemnderit per fjalet e mira, dhe pushofte ne paqe!
Përgjigjudaum nuk ka qene as edhe nje dite ambasador por i ngarkuari me pune, dihet qe ka qene promotori i hapjes se dyerve te ambasades dhe ishte aktiv ne rritjen e numerit te personave qe hynin ne ambasade
PërgjigjuQOFSH I PARAJSES....
Përgjigju