Kronikë

Ndërtoi shtëpi pushimi pa leje në Kepin e Rodonit, në pranga ish-kreu i IMT-së në Durrës! Resorti me pishinë e pranë detit (FOTOT)

27 Gusht, 11:12| Përditesimi: 27 Gusht, 16:15

  • Share

DURRËS- Në Shqipëri, prej rreth 2 muajsh ka nisur një operacion kombëtar për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, një aksion për të cilin kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të ndalet deri në eliminim e fenomenit dhe goditjen e personave përgjegjës në çfarëdo niveli qofshin ata, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektorate, polici e me radhë, siç kreu i qeverisë shprehej.

Një rast i zbuluar vetëm këtë të mërkurë nga policia, nxjerr në pah se mbyllja e syve ndaj ndërtimeve pa leje, ka qenë deri në krye të institucioneve që duhej të raportonin paligjshmërinë.

Madje jo vetëm mund të jenë toleruar persona të ndryshëm. Ardian Halili, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës përgjatë viteve 2017-2021, ka zgjedhur ta shkelë ligjin në emër të tij.

8 vite më parë Ardian Halili ndërtoi në fshatin Shetaj të Ishmit, disa shtëpi pushimi pa leje. Autoritetet e zbuluan paligjshmërinë këtë gusht të 2025-ës.

Policia e Durrësit njoftoi, se ish-zyrtari ra në pranga këtë të mërkurë nga specialistët për hetimin e Krimit Ekonomiko Financiar.

Shtëpitë e pushimit janë ndërtuar pranë Kepit të Rodonit, në një zonë të rrethuar nga deti dhe hotelet e restorantet për pushuesit. Report Tv zbuloi se bëhet fjalë për Saint Michelle Residence, një territor i madh, me vila pushimi, pishinë dhe vende parkimi, rrethuar nga gjelbërimi, pranë rrugës kryesore të fshatit, me detin përballë. Vetë ish-kryenispektori Ardian Halili shfaqet në imazhet e resortit në rrjetet sociale duke reklamuar peshkun e freskët në restorantin e tij. 

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, bëri me dije policia vendore.

Aktualisht nuk ka ende informacion për sa shtëpi pushimi pa leje bëhet fjalë, apo nëse e gjithë rezidenca është me probleme, por Report Tv mëson se hetuesit do të analizojnë të gjithë dokumentet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.  

1756291508_1756291464resortinekepredonit.jpg

Saint Michelle Residence

Ish-kryeinspektori 55-vjeçar me banim në Tiranë është, njëkohësisht është bashkëshort i ish-prokurores Rabjana Halili, sot avokate dhe aktualisht mbron Emiljano Shullazi. Në nëntor të vitit 2018, mediat shkruanin se anëtarë të një familje e kërcënuan për shkak të detyrës Ardian Halilin, si reagim pas urdhrit që institucioni që ai drejtonte kishte lëshuar për prishjen e një objekti të përjashtuar nga skema e legalizimit, por që deri në fund me këmbënguljen e tyre në dyert e gjykatave, objekti pranë Urës së Dajlanit, u legalizua.

Sipas Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare legalizimi i objektit pranë urës së Dajlanit, cenonte sigurinë hekurudhore. Një nga familjarët Bedri Dervishi, pretendonte në atë kohë në media se u la 1 muaj kohë për ankimim, por inspektorati vendosi ta prishte. Megjithatë, sipas raportimeve të kohës, me vendim gjykate, banesa u legalizua, pasi edhe vetë se Hekurudha Shqiptare ndryshoi qëndrim se objekti nuk e cenon linjën hekurudhore.

Në atë kohë, kryeinspektori qëndronte në një lokal pranë banesës së tij në fshatin Bizë të Durrësit, kur pretendoi se anëtarët e familjes Dervishi e kërcënuan me jetë. Për këtë episod, Ardian Halili bëri denoncim në polici pasi tha se u ndje i kërcënuar.

Ora 12:42
Në pronësi të ish-kryeinspektorit të IMT-së Durrës, ky është resorti luksoz ‘Saint Michelle Residence’ i ndërtuar pa leje

1756291508_1756291464resortinekepredonit.jpg

Resorti 'Saint Michelle Residence' në Shetaj të Durrësit

Ky është resorti luksoz ‘Saint Michelle Residence’, në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, për të cilin është arrestuar sot nga Policia ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashki, Ardian Halili, pasi e ka ndërtuar pa leje gjatë kohës që ishte në detyrë (viti 2017).

Godina, shtëpi, ambiente luksoze me palma dhe pishina, për të cilat po bëhen aktualisht hetime të thelluara, nëpërmjet shqyrtimit edhe të dokumentacioneve në Kadastër.

Policia në njoftimin zyrtar deklaronte për disa shtëpi pushimi pa leje, por ka dyshime se i gjithë objekti është në paligjshmëri, ndaj edhe po kryhen verifikime dokumentacioni.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ollga: 28/08/2025 04:58

    po shteti ku ishte ne gjume...para dhe djerse e shkuar kot....

    Përgjigju
  • Iris: 28/08/2025 03:25

    Edhe sikur te jete i ligjshem,prape per postet qe kane mbajtur cifti,kryeinspektor i IMT e prokurore/avokate ky rezort duhet te ngrinte dyshime.Me cfare parash eshte ngritur,sigurisht qe vetem rrogat nuk mjaftojne?!

    Përgjigju
  • Lenti: 27/08/2025 21:04

    Fshataret e Memaliajt e kane mbytur administraten. Arestimi pa ju prishur objekti dhe pa ju bere veting i plote pasurise se ketij dhe bashkeshortes prkurore eshte pa vlere. Po e shoqja si e paska kaluar vetingun??

    Përgjigju
  • Andi: 27/08/2025 19:13

    Ahahaha, zoti ste fal jo, ste fal arrogancen, e treguar ndaj njerezve dhe ndaj atyre qe kishin te benin me te dy! Nuk harron joo do laj te gjitha

    Përgjigju
  • Republika BanaKing: 27/08/2025 16:46

    Gjithe kjo zhurme e madhe edhe askund nuk permendet trualli, ne pronesi te kujt eshte? Se nese e ka ne pronesine e vet ndryshon shume puna.

    Përgjigju
  • Pet.: 27/08/2025 16:17

    Nga casti qe, nje person qe ka pasuri dhe biznese, i le keto biznese ne duart e dikujt tjeter, dhe shkon te "punoje" ne adminitraten Shteterore per nje page qe eshte disa here me e vogel se ajo qe perfitonte ne biznesin privat, ketu duhet te kete DYSHIM TE ARSYESHEM per nje hetim nga Prokuroria.

    Përgjigju
    • Ines: 27/08/2025 17:46

      Eh sa te tille ka, por i marrim vesh vetem kur kane biznese te medha e plas peshku keq. Une di persona qe fitonin miliona nga biznesi i tyre dhe ia kalonin nje partneri per tu bere nepunes i shtetit si psh keshilltar ministri me 80,000 rroge ne muaj. Per te gjithe ishte e qarte qe puna ne shtet ishte shume me fitimprurese sesa biznesi, po Shqiperi hesapi qe gjerat dihen e njerezit thjesht shprehin revolten duke lene vendin e tyre per te jetuar ne nje bote me te drejte.

  • Turp: 27/08/2025 14:43

    Turp! Ai qe ishte ne drejtim te institucionit qe duhet ta ruante territorin, nderton resort luksoz pa leje... S'duket se ka mbetur drejtor bashkish, IMT-rash pa u bere me hotele e resorte ne kete vend... me leket tona, me taksat, tatimet mbi te ardhurat... Popullit s'i rriten dot rrogat e pensionet! Turp!

    Përgjigju
  • John: 27/08/2025 13:37

    Kane vuajtur rrogat shume ne Shqiperi, me rroge tjetri tani nderton edhe resort.

    Përgjigju
  • eheh: 27/08/2025 13:16

    ligji sfidon ligjin, epike kjo.

    Përgjigju
  • Agron: 27/08/2025 12:58

    He se do ja kete kopsitur letrat gruaja e tij prokurore ne durres rabjana halili, ky jo vetem eshte resort pa leje por edhe i ndertuat me leket e gjakut te hallexhijve qe kane rene ne duart rabianes si prokurore dhe ardian halilit si avokat, dhe kete pune burr e grua si nepotizem ekstrem e kane bere edhe me miratimin e gjykates se durresit pasi kane ndare leket bashke, dhe nuk kane vetem resortin ne shetaj pa leje por edhe nje super vilenne rrugen per ne gjirin e lalzit, perfundimisht gjobvenes te pangopur.

    Përgjigju
    • Agron1: 27/08/2025 17:21

      Dhe te sfidoj mimoza-rabjana te gjeni dy vete ne shqiperi qe si keni fis qe flasin mire per ciftin tuaj ardjan-rabjana halili,

    • Agron: 27/08/2025 17:17

      Ti je mimoza apo rabjana ????te gjith kemi privatizuar objekte dhe mezor na ka dale ndonje kafshate sepse ne kohen e xhaxhit ishin familjet me nga 10 femije, po nese qenka pronar ne kucove pse nuk investon atje te tokat e tij??po investon aty ku ka punuar gruaja prokurore dhe ai avokat ??dhe mos e zgjat shum rabjana se te zejne hakat e asaj gruas ne shenavlash qe donte ta vriste burri me kallash dhe ti as armembajtje nuk e nxorre po more leket dhe u le vrasesin ne dere.

    • Mimoza: 27/08/2025 15:55

      Sa i infirmuar qenke ore Agron.Nuk ke shkruajtur qe ka nenen pronare te nje qendre industriale te tere ne Memaliaj dhe ka privatixuar dhe shitur objekte sipas ligjit qe ne 1994 .

  • Fshati: 27/08/2025 12:53

    Problemi eshte se e ka ndërtuar pa leje, se rroga shtetërore me siguri ka qene e mjaftueshme per ta ndërtuar.

    Përgjigju
    • Leku: 27/08/2025 14:39

      Po ç'thoni keshtu mo, si qenka nderuar pa leje? Me leje mo, me leje qe çke me te. Me lejen e te shoqes, me lejen e avokatit d te noterit, me ate te inspektoriatit te ndetimit dhe konttollit te territorit, me lejen e autoriteteve te bashkise.. emrat i keni te komenti i "agronit".

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?