Spitali i Durrësit

Kronikë

E rëndë në Durrës, vogëlushi ndjehet keq në kopsht, ndërron jetë në spital

5 Prill 2018, 14:11| Përditesimi: 5 Prill 2018, 15:33

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Durrës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë. Raportohet se fëmija ka qenë duke u ushqyer në një kopsht privat, kur nuk është ndjerë mirë, pasi i ka ngelur ushqimi në fyt.

Report Tv mësoi se 3-vjeçari është transportuar me urgjencë në poliklinikën e specialiteteve në Durrës dhe prej aty është çuar në Urgjencën e Pediatrisë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Vogëlushi ka ndërruar jetë në spital, ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes së rëndë, por pritet ekspertiza për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Fëmija ishte banor i lagjes nr. 4 të qytetit bregdetar. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 3-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.

Më datë 05.04.2018, rreth orës 13:15, në lagjen Nr.4 Durrës, nga një kopsht privat është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë fëmija më iniciale D.Z. 3 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora 15:27
I ngeli ushqimi në fyt, mjeku i Spitalit Durrës për Report Tv: Vogëlushi ndërroi jetë në ambulancë

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku një fëmijë 3 vjeç ndërroi jetë, pasi ishte ndjerë keq në kopsht, Report Tv është lidhur me mjekun e Spitalit të Durrësit, Gent Kavaja.

Nga raportimet e para u tha që fëmija ka ndërruar jetë në spital, por mjeku Kavaja deklaron për Report Tv se 3-vjeçari ka ndërruar jetë në ambulancë, teksa po transportohej për në spital.

“Fëmija në gjendje të rëndë në kopsht, ka ndërruar jetë në ambulancë. Grup pune për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Personeli dërgoi 3-vjeçarin në ambulancën e lagjes”

Gent Kavaja, mjeku i Spitalit Durrës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?