Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në portin e Durrësit 51-vjeçari italian (FOTO+VIDEO)

10 Mars, 14:11| Përditesimi: 10 Mars, 14:49

  • Share

DURRËS-Një 51-vjeçar nga Italia është vendosur në pranga në portin e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim.

Antonio Goffredo u kap nga Policia kufitare teksa po tentonte të udhëtonte me traget nga vendi ynë drejt Italisë, njoftoi sot policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi", parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës", thuhet më tej në njoftim.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar 51-vjeçarin, në Venezuelë.

 

 

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?