Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ Në kërkim për plagosje me thikë, arrestohet 17-vjeçari

8 Korrik, 09:11| Përditesimi: 8 Korrik, 09:19

  • Share

Durrës- Një 17-vjeçar në kërkim për plagosje të rëndë me dashje ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë 17-vjeçari kishte plagosur me thikë një person në 14 maj të këtij viti.

I riu u kap në lagjen nr. 8 të qytetit.

Operacioni u kodua 'Wanted'.

"Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Wanted".

Si rezultat, në lagjen nr. 8, Durrës, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. N., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ky shtetas, më datë 14.05.2025, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), shtetasin F. R", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?