Paratë e sekuestruara

Durrës/ Në pranga kambisti 61-vjeçar, ushtronte aktivitetin pa licencë! I sekuestrohen 2 mln lekë dhe 15 000 euro

26 Nëntor 2022, 13:47| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 15:22

  • Share

Një kambist 61-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi zhvillonte në mënyrë të paligjshme aktivitetin e këmbimit valutor. Si rrjedhojë nuk paguante as taksat dhe tatimet.

Policia e Durrësit nënvizon se Fitim Muhametaj u prangos në flagrancë pasi kishte këmbyer para, ndërkohë që iu sekuestruan 2 mln lekë si dhe 15 000 euro.

Në kuadër të operacionit “Informaliteti policia ishte vënë në ndjekje të kambistit sepse kishte pikasur më herët se ai ushtronte veprimtarinë e paligjshme.

Aksioni është kryetar nga specialistët e krimit ekonomik në policinë e Durrësit. 61 vjeçari Muhametaj ishte banues në lagjen nr. 4, Durrës, ndërkohë që pas arrestimit mbi të rëndojnë akuzat e "Ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?