Policia e Durrësit

Kronikë

Durrës/ Nëna 36-vjeçare deoncon humbjen e vajzës së saj, Policia vihet në kërkim për ta gjetur

18 Prill, 15:39| Përditesimi: 18 Prill, 15:44

  • Share

Durrës- Një 36-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar në policinë vendore humbjen e vajzës së saj, duke kërkuar edhe ndihmë për gjetjen.

Burime zyrtare njoftuan sot (18 prill) se në Komisariatin e Policisë, ka kallëzuar gruaja me inicialet G. I., 36 vjeçe, banuese në Xhafzotaj.

“Është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja F. I. Po punohet për gjetjen e saj”, bëri me dije policia vendore, por pa dhënë detaje të hollësishme mbi rrethanat, shkaqet apo deri dhe moshën e saj.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit, për veprime të mëtejshme, teksa po punohet për ta lokalizuar vajzën e humbur duke pyetur tek shoqëria e saj apo nëpërmjet edhe informacioneve të tjera, sikurse rrjetit social.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?