Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve

Ka nisur në Durrës Botërori i shahut për fëmijë nga mosha 8-12 vjeç që ka bërë bashkë më shumë se 380 fëmijë nga 48 vende të botës. Një organizim masiv, duke përfshirë edhe shoqëruesit, që e ka kthye Shqipërinë në qëndrën e shahut gjatë këtij viti. Të vegjlit do garojnë mes tyre në disiplinën ‘Rapid and Blitz’, ndërsa fituesit do shpallen të dielën, që është edhe dita e fundit e kampionatit. Në ceremoninë hapëse përveç figurave të mirënjohura të këtij sporti nuk mungoi as presidenti i republikës Bajram Begaj.

“Është një event mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë jo vetëm se marrim pjesë 350 fëmijë shahist nga 8-12 vjeç, të shoqëruar nga prindërit e tyre, por sepse vendi ynë ka mundësinë të tregohet si organizator mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar dhe si mikëpritës për aktivitetet promovuese të talenteve ndërkombëtare të shahut. Një sport traditë në vendin tonë, por jo vetëm,”-u shpreh Bajram Begaj, president i Shqipërisë.

Në këtë kampionat madhështor Shqipëri kërkon të lërë gjurmët e saj përtej faktit se është vend organizator.

“Jam shumë i emocionuar për këtë eveniment kaq të madh të shahut tonë dhe botëror. Nga Shqipëria janë mbi 60 fëmijë, teksa vetëm nga Teuta janë 20 fëmijë që marrin pjesë në këtë eveniment,”-tha Loren Ramaj, trajner i ekipit kombëtar të shahut.

Kampionati botëror i shahut për fëmijë vjen në një vit jubilar të këtij sporti, pasi në 2024 federata botërore e shahut feston 100-vjetorin e krijimit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?