Dy prej objekteve më të rëndësishme të ansamblit muzeal në Durrës, Torra Veneciane dhe Hamami Turk do të hapen për turistët brenda këtij sezoni veror. Detajet e restaurimit i bën të ditura për Report TV, drejtori i muzeut Alban Ramohitaj. Ndërsa së shpejti do të ndërhyhet në muzeun etnografik, i vendosur në shtëpinë ku ka banuar Aleksandër Moisiu.
Sapo ka nisur puna për restaurimin e Torrës Veneciane në Durrës. Janë një sërë punimesh që po kryhen me një fond prej 82 milion lekësh të Bashkimit Europian.
"Ka filluar puna për rikonstruksionin, rijetëzimin dhe për vënien në funksion të këtij objekt të rëndësishëm në qytet. Torra Veneciane brenda 6 muajve do të jetë e hapur për vizitorët të cilët do të jenë të shumtë në qytetin tonë", thotë drejtori i Muzeut Arkeologjik Alban Ramohito.
Përveç restaurimit të mureve do të instalohen pajisje dixhitale në tarracë ku do mund të shihet në formatin 6D i gjithë antikiteti i Durrësit.
"Një objekt i rijetëzuar që do të shikohen programe për të gjithë trashëgiminë e qytetit dhe qarkut të Durrësit. Do kthehet në një qendër informacioni, e dixhitalizuar me teknologjisë e fundit", vijon ai.
Po kështu brenda këtij muaji nis restaurimi i Hamamit turk dhe brenda këtij sezoni veror do të jetë i aksesueshëm nga turistët.
"Puna për restaurimin e Hamamit do të nisë shumë shpejt dhe është çështje ditësh pasi punët në letër kanë përfunduar. Edhe ky objekt që ndodhet në një zonë të frekuentuar do të jetë i vizitueshëm këtë sezon veror. të dyja këto objekte e kanë pasur investimin e funditnë vitet 1980. Toka ka funksionuar ca vite si lokal dhe më pas u mbyll. Pra të dyja këto objekte do ti kthehen turizmit kulturor si një ansambël i rëndësishëm i trashëgimisë", shprehet ndër të tjera për Report Tv drejtori i Muzeut Arkeologjik, Alban Ramohito.
Ndërsa muzeu etnografik i cili është vendosur në shtëpinë ku dikur ka banuar Aleksandër Moisiu në fëmijërinë e tij,është në procesin i hartimit të projektit të restaurimit. Paralelisht vazhdon puna për restaurimin e kullës së kalasë së Durrësit e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.
Ta quash kullë është shumë e vështirë faktikisht per në shqiptarët Lungomare, torr, pedonale, piazza. Ateher Torra=Kullë, piazza=Shesh, pedonale= këmbësorë, shëtitore etj, lungomare=buzë detit, vijë bregdetare ose ta gjej një emër
PërgjigjuU kujtuan per torren e lane sa ti dilte bari.....sa turp me vjen e sa shume deshperim te shoh qytetin tim te shkaterrohet.
Përgjigju