Durrës/ 38-vjeçari me probleme mendore ecte me thikë rrugëve te 'Currilat', plagoset polici që tentoi ta arrestonte

20 Qershor, 12:08| Përditesimi: 20 Qershor, 13:55

  • Share

DURRËS- Një 38-vjeçar është shfaqur me thikë në dorë në zonën e Currilave në Durrës. Qytetarët kanë njoftuar menjëherë policinë për rastin dhe efektivët kanë shkuar në vendin e ngjarjes për ta arrestuar.

Por njëri prej policëve në momentin e ndërhyrjes është plagosur lehtë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se 38-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor. Ai është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 11:00, Policia ka marrë njoftim nga qytetarët, se në lagjen nr. 1, një shtetas po lëvizte në rrugë, me mjet prerës, në dorë, duke u bërë rrezik për kalimtarët.   

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasin F. C., duke mbajtur një mjet prerës (thikë), në dorë. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, për neutralizimin e këtij shtetasi, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësi i Policisë E. C., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.        

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Diti: 20/06/2024 13:45

    Plagosen, punojne nga 12 ore i heqin dhe lejet vjetore. Ja privojne familjet nga pushimet verore nuk e di cfar do besh me o z.minister dhe ti drejtor i pergjithshem

    Përgjigju
  • Qytetar: 20/06/2024 12:30

    Po armët pse i mbajn pas bythe keta polica?! Nje plumb ne koke dhe mbyllej historia me kete te cmendur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?