Durrës, një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin

28 Shtator, 13:14| Përditesimi: 28 Shtator, 13:20

  • Share

Një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin të qytetit të Durrësit. Dokumentimi i kësaj varreze që përkon në këtë periudhë, zgjeron më tej informacionet, pasi sipas Brikena Shkodrës, deri më tani, ka të dhëna sporadike.

“Sërish këtë vit fokusohemi në mbledhjen e informacioneve të mëtejshme për të njohur historinë e funksionimit dhe transforrmimit të forumit rrethor. Është struktura më e rëndësishme e qytetit gjatë antikitetit të vonë, sepse është qendra publike e qytetit në këtë moment historik (shekulli VI)”,- thotë arkeologia Shkodra.

Tashmë prej më se një jave, Brikena Shkodra së bashku me grupin e ekspeditës, kanë nisur gërmimet në këtë forum për të disatin vit radhazi, me shpresën se ende ka të dhëna të cilat do të plotësojnë dhe faktojnë historinë e një qytetërimi të lashtë.

“Jemi pothuajse 70 cm nën nivelin aktual të përdorimit të qytetit dhe kemi hasur në gjurmët e varrezës. Bëhet fjalë për një varrezë të periudhës mesjetare. Nuk e përcakktojmë dot saktësisht momentin kronologjik se kur në mesjetë por është një e dhënë shumë e rëndësishme sepse dokumentimin e periudhës së varrezës mesjetare të qytetit e kemi me të dhëna tepër sporadike”,- thotë arkeologia që drejton ekspeditën.

Forumi Bizantin i Durrësit, i vendosur pranë Teatrit Aleksandër Moisiu, është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe arkeologjike të Shqipërisë. Ky sit përfaqëson një pjesë të trashëgimisë së pasur bizantine të qytetit, e cila ka nxjerrë në dritë një mori zbulimesh gjatë viteve, që dëshmojnë për një të kaluar të pasur kulturore dhe historike.

Ekspedita e re synon të zgjerojë më tej njohuritë mbi këtë sit dhe të zbulojë artefakte të tjera që mund të jenë ende të fshehura. Drejtuesja e ekspedites thekson rëndësinë e mbrojtjes së këtij thesari arkeologjik dhe të vazhdimit të bashkëpunimit me arkeologë të huaj për të siguruar që këto zbulime të trajtohen me kujdes dhe profesionalizëm.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 29/09/2024 09:19

    Ju lumtë për punën që boni por kujdes se qeveritë (anti) shqiptare fillojn e japin leje për ndërtim aty pastaj e na rrofshin zbulimet.

    Përgjigju
    • Or tej: 29/09/2024 13:54

      Nuk eshte e drejte qe vetem Tironen ta leme me betonizim or teeeejjjjj

  • Njazi: 28/09/2024 19:29

    Suksese Profesoresha !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?