Durrës, nuk deklaruan mbi 125 mijë euro në kufi, arrestohen 2 drejtuesit e autobusit Bari-Durrës-Bari

21 Shkurt 2023, 15:25| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 16:09

  • Share

DURRËS- Drejtuesit e një autobusi të linjës Bari-Durrës, janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi nuk deklaruan mbi 125 mijë euro teksa po futeshin në Portin e Durrësit.

Në pranga ka rënë Dritan Malaj, 53-vjeç banues në Vlorë dhe Judmir Osmëni, 31-vjeç, banues në Fier të dy drejtues të autobusit të linjdë Durrës-Bari-Durrës.

Gjatë kontrollit në autobus, poshtë 2 sediljeve, u gjetën të ngjitura me natriban 67 460 euro. Ndërsa gjatë kontrolli fizik ndaj Dritan Malajt, iu gjetën 9500 euro, ndërsa Judmir Osmëni iu gjetën 48 090 euro.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 125 050 euro.   

Policia arrestoi Dritan Malajn dhe Judmir Osmënin, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 21/02/2023 15:55

    Sa me shpejt amnistine or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?