Durrës- Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika.
Ai dyshohet për veprën penale shpërdorim detyre pasi nuk nxori një urdhër për kontrollin e kopshteve dhe çerdheve që funksiononin pa licenca.
Vendimi ëhstë pohuar edhe nga vetë zyrtari vendor. Lika tha për Report Tv se i është komunikuar pezullimi dhe shkak ka qenë një kontroll i Prokurorisë së Durrësit në vitin 2023.
Por ai mohoi që të kishte dijeni për kompetencën se e kishte të drejtën e këtij urdhri për ta nxjerrë.
"Unë nuk kam nxjerrë urdhër për kontrollin e çerdheve dhe kopshteve që funksiononin pa liçenca në Rajonin që Mbulon DRAPI i Durrësit. Por unë nuk e kam ditur që e kam këte kopetencë", ëhstë shprehur ai.
Prokuroria e Durrësit kishte hetuar për rastin dhe i ka kërkuar Gjykatës masën e pezullimit nga detyra të zyrtarit të arsimit vendor.
Kujtojmë që Hazbi Lika është emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës (DRAP) në Maj të vitit 2022, duke zënë vendin e Ana Dhamos.
Komente

Qe nga 2022 akoma se dika ky ca kompetencash ka. Ahhh medet kush na drejton
PërgjigjuMedet kush ka poste drejtuese në vendin tim.
PërgjigjuTE DENOHEN HAJDUTET
Përgjigju