Sociale

Durrës/ Nxënësit e shkollës “Met Hasa” bojkotojnë mësimin, prindërit kërkojnë transport falas për fëmijët: Urbani i linjës nuk është i sigurt!

9 Shtator, 18:11| Përditesimi: 9 Shtator, 18:26

  • Share

Në Durrës, 180 nxënës të shkollës “Met Hasa” zhvillojnë mësimin pasdite pasi shkolla e tyre është në rindërtim. Zyra Arsimore u ka hequr transportin me autobus, ndërsa prindërit të cilët sot dolën në protestë refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollën pritëse. Ata kanë vendosur të bojkotojnë mësimin. 

***

Prindërit e rreth 180 nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Met Hasa” në Durrës protestuan këtë të martë, duke kërkuar rikthimin e transportit me autobus drejt shkollës pritëse “Neim Babameto”, ku fëmijët e tyre zhvillojnë mesim turn i dytë.

“Është e pamundur që një fëmijë i klasës së parë ose edhe një adoleshent të shkojë me urban të linjës në shkollë”, thotë një prind

“Unë kam 3 fëmijë. Nuk i përballoj dot, siç thonë këta. Si do hipë fëmija në urban linje, fëmija 5 vjeç”?

Shkolla “Met Hasa” ndodhet në proces rindërtimi dhe deri në fund të vitit të kaluar nxënësit transportoheshin çdo ditë me tre autobusë të vënë në dispozicion nga bashkia.

“Firma që transportoi nxënësit nga muaji shkurt deri në qershor nuk ka marrë lekë. Nuk është paguar, dhe kjo ishte arsyeja që nuk erdhi”.

Por këtë vit Zyra Vendore Arsimore ka kërkuar që ata të përdorin urbanin e linjës Durrës–Porto Romano, gjë që ka sjellë zemërim e prindërve, pasi sipas tyre urbanet nuk janë të sigurt për fëmijët.

“E kam vajzën në klasë të dytë. Po hipa këtu duhet të zbres në Spitallë. Kush e pret atje? Kështu që nuk është zgjidhje kjo me urban. Në radhë të parë do ndalojmë kalamajtë se nuk mundemi t’i çojmë, edhe do bllokojmë rrugën deri sa të bëhet zgjidhja. Pse vjet e kishim autobusin, dhe e hoqën? Në qoftë se ne nuk e përfitojmë me ligj, pse duhet ta përfitonim vjet”?

“Nuk kam kalamaj që t’i lë dëshmorë rrugës. Kam kalamaj t’i mbaj vetë. Nuk kam ekonomi t’i paguaj lekë bashkisë, Ministrisë së Arsimit, kam 3 kalamaj në shkollë”.

Protestën e prindërve dhe vendimin e tyre për të mos i dërguar fëmijët në shkollë në këto dy ditë të para, e konsideron të drejtë dhe mësuesi i kësaj shkolle, Pjetër Biba.

“Shumë e drejtë. Duhet të ishte marrë masa më përpara për t’u zgjidhur, jo për t’u lënë ditën e fundit. Urbani është i pasigurtë për ne të rriturit, jo më për fëmijët e vegjël. Sepse ai mund të ketë maksimumi 15-20 vende, kur fëmijët janë shumë më tepër, mund të jenë 60 që mund të shkojnë me një urban. Gjithsej janë 180 fëmijë”.

Prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë derisa kërkesa e tyre të plotësohet. Sakaq, paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, deri në bllokim të rrugës.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/09/2025 03:33

    Per satelite e Giro d'Italia,per rroga deputetesh qe djegin karriget e Kuvendit,apo per ministra qe engeldisen maje makinave te shtrenjta, duke shkembyer mesazhe me dashnoret me celulare, paguar nga taksapaguesit, qeveria i gjen perhere milionat qe t'i shperdoroje,por per te siguruar dy autobuze shkolle e per te ndertuar nje shkolle fshati 5 vite pas termetit qe femijet te mos e bejne mesimin te ndare me perde, disa klasa bashke ne klubin e fshatit(po citoj nje artikull me poshte),ato te flamosura nuk gjenden per qamet!! Shume keq! Me keq akoma per keta qe u thane beni me shume kalamaj,shtohuni e shumohuni e i genjyen me nga nje bonus bebeje per secilin e tani 3 femije kerkojne nga nje bilete secili per urban,ndersa prinderit rropaten ne pune per te nxjerre cmimin e biletes vajtje-ardhje cdo dite per urbanin(nje shpenzim extra i panevojshem).Nje pyetje kam per keta protestues:I keni vene ne kornize me xham kopjet e atyre bonuseve te bebeve,sepse duhet t'i shikoni e te mendoheni mire tani sa here qe u duhet te paguani urbanin per ato bebe qe u rriten tani e u duhet bilete me vete?!

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 09/09/2025 21:00

    Mos I çoni ne dem te femijeve tuaj , perse i kerkoni çdo gje falas Po per te bredhur me makina keni para dhe per tu pispillosur ? Turp per tru shpelaret hajduti po hajdut mbetet popull hajdut u mesuat me saliun , vesi del me shpirtin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?