'Durrës Opera Art of singing', Baritoni Gëzim Myshketa hap Masterclass-in e parë në vendlindje! Gjithçka falas për talentet e reja dhe një koncert me plot surpriza

2 Korrik, 10:48| Përditesimi: 2 Korrik, 12:50

  • Share

Për herë të parë zhvillohet në Durrës Masterclass-i i titulluar “Durrës opera art of singing”. Është një specializim falas për të rinjtë, në nivelet më të larta vokale dhe skenike, ku të ftuar janë docentë personalitete ndërkombëtare si Maestro Angelo Gabrielli, Elda Laro, Daniela Schillaci, Mirca Rosciani dhe nën kujdesin e veçantë të Maestro Gëzim Myshketa, si ideator dhe organizatori kryesor i Masterclass-it.

“Kjo iniciativë realizohet me mbështetjen kryesore të Bashkisë Durrës dhe të disa institucioneve kulturore si Shkolla e Mesme Artistike “Jan Kukuzeli” dhe QKF Durrës. Vlen të theksohet se të gjithë docentët sa më lart vijnë me titull gratuit duke krijuar mundësinë që ky Masterclass të jetë krejtësisht gratis për të gjithë studentët pjesmarrës. Gjithashtu për këtë vit falë bujarisë të mbështetësve të artit dhe me pak shpenzime personale kemi arritur të realizojmë të gjithë projektin duke mos kërkuar asnjë financim të asnjë lloji nga asnjë institucion Publik apo Privat”, tha baritoni ne konferencë për mediat.

Masterclass-i priti me dhjetra të interesuar që dita ditës pritet të vijnë nga vende të ndryshme të botës, ndërkohë që aktualisht një numër i lartë i tyre vijnë nga shtete Kosova , Kina , Gjermania, Franca ,Mauritania, Brazili, Italia , Polonia etj .

“Ishte një ëndërr e imja që të investoja në vendin tim dhe të sillja këtë klasë falas për të rinjtë e qytetit tim, por interesi ka qenë mjaft i lartë dhe nga shtetas të huaj të cilët kanë marrë rrugët nga shtete të largëta, vetëm për të qenë pjesë e këtij eventi”, u shpreh më tej Myshketa.

Komisioni i përbërë nga Mjeshtrat e ftuar do të përzgjedhin një grup talentesh nga më të avancuarit për të interpretuar në koncertin që do të mbahet më 4 Korrik.

“Me datë 4 korrik, do të kemi kënaqësinë e një eventi që do të mbahet pranë Hotel Adriatik, ku maestrot dhe të rinjtë do të performojnë në një mbrëmje e cila është konceptuar si koncert”, tha ai.

Sakaq me datë 6 korrik Baritoni Myshketa do të mbajë një koncert recital unik në Amfiteatrin e Durrësit. I shoqëruar nga kori, solistët dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, Myshketa do të interpretojë një përzgjedhje këngësh shqiptare, duke përfshirë “Të falem i bukuri Durrës”, “Për ty Atdhe” dhe “Pragu i vegjëlisë”. Po ashtu, repertori do të përmbajë edhe pjesë të njohura ndërkombëtare si “Parla più piano”, “Funiculì Funiculà” dhe “Caruso”.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?