Durrës/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, arrestohet 20 vjeçari (EMRI)

15 Korrik, 10:43| Përditesimi: 15 Korrik, 11:00

  • Share

Një 20 vjeçar nga Durrësi është vendosur në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim nga policia.

I riu i identifikuar si Orgito Mema akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".  

Më herët, gjatë operacionit ‘Summer’ u vunë në pranga 15 shtetas dhe u sekuestruan 5 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, qindra doza të lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, 7 automjete, 20 celularë, peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar veprimtaritë kriminale, informoi sot policia.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?