5 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi pajisnin qytetarët me teste të shpejta për të shkuar në Itali, pa qenë të licencuar. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë pajisur me test të shpejtë në mënyrë të falsifikuar 483 qytetarë, të cilët donin të shkonin në Itali.
Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar "Laboratori", ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga ranë:
Eva Haruni, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallrat e tjera", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi";
Elio Agolli, 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi";
Ervin Çela, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe mashtrimi";
Anxhela Spahiu, 24 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi";
Aida Pisli, 25 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale "Moskallëzim krimi"
Ndërsa në kërkim është shpallur A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mashtrimi".
Falsifikimet për testin e shpejtë që kërkohet në kufi bëheshin në një laborator në lagjen nr.4, Durrës, pa qenë i licencuar nga instancat përkatëse për të kryer këtë proces.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, të cilët përfitojnë nga situata e pandemisë.
Na ropet me keto teste falso o te mallkuar Dhe tani beni sikur do coni ligjin ne vend po ju jeni te gjith bashkpuntor ne grabitjen e emigranteve e turisteve te juaj
Përgjigju