Foto arkiv

Durrës/ Pas sherrit i shkon te shtëpia dhe e kanos me të shtëna çifteje në ajër, arratiset pas krimit! I dyshuari kthehej i dehur nga një dasmë (Emrat)

16 Gusht, 10:41| Përditesimi: 16 Gusht, 12:14

  • Share

Durrës- Sherri mes dy personave në Durrës ka përfunduar me të shtëna arme gjahu dhe kanosje nga i pari, tek banesa e personit tjetër me të cilin u konfliktua.

Policia vendore e Durrësit konfirmoi ngjarjen e ndodhur mesnatën e mbrëmshme (15 Gusht), në fshatin Shkallnur dhe se konflikti ka për motive nga hetimet paraprake, ato të dobëta.

Burime zyrtare sqaruan se rreth orës 23:50, shtetasi i identifikuar si Edison Gjuzi, 32 vjeç, akuzohet se ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së bashkëfshatarit Rifat T., me qëllim kanosjen. Pas krimit i dyshuari është arratisur nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim.

Nga dëshmitë e mbledhura deri tani nga policia, rezulton se agresori ka qenë në një dasmë dhe në gjendje të dehur ka nisur të xhirojë gomat e makinës dhe prishë qetësinë publike në fshat. Banorët e kanë këshilluar dhe në debat është përfshirë edhe personi i kanosur. Kaq ka mjaftuar që i dyshuari të shkojë në banesë dhe të marrë armën e zjarrit.

“Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi agresori, e cila posedohej me leje nga babai i tij. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit, shkakun, dinamikën dhe hollësi të tjera me interes për rastin.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?