Kronikë

Durrës/ Digjet garazhi i një pallati në Spitallë, situata vihet nën kontroll, pa të lënduar (VIDEO)

11 Qershor, 22:55| Përditesimi: 12 Qershor, 06:59

  • Share

DURRËS – Një zjarr ka përfshirë garazhin e një pallati në zonën e Spitallës, në afërsi të ish-zdrukthtarisë, gjatë mbrëmjes së së mërkurës, 11 qershor. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik dhe frikë mes banorëve të lagjes.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë në kohë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në pjesë të tjera të ndërtesës apo objekteve përreth.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse. Situata tashmë është nën kontroll, ndërsa pritet një vlerësim i plotë i dëmeve materiale.

K.M/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?