Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një ndërtese karabina në Durrës, pasditen e kësaj të premte. Flakët kanë shkrumbuar tri automjete të cilat ishin të parkuara në godinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin dhe nuk kanë lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur këtë rast.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘15 Spitallë’ të Durrësit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
'Durrës/Informacion paraprak. Në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti në motor, ka rënë zjarr në një kamionçinë të parkuar, në pronësi të shtetasit N. Ç.
Për pasojë, është djegur edhe automjeti në pronësi të shtetasit R. M., si dhe pjesërisht automjeti në pronësi të shtetasit O. Ç', njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit
Komente
