Durres- Një 22 vjeçar nga Tirana është autori I një aksidenti me vdekje të ndodhur dy ditë më parë në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë” ku humbi jetën një 63 vjeçar.
Aksidenti u shënua rreth orës 01:00, të datës 21.08.2024. ku u përplas me automjet 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje. Dy ditë më pas policia rrugore thotë se identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin. Ai është Erjon Kacani, 22 vjeç, banues në Tiranë.
22-vjeçari, menjëherë pas aksidentit, u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin, në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme