Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste, shpallet në kërkim shoferi 40-vjeçar (EMRAT)

25 Shtator, 16:13| Përditesimi: 25 Shtator, 16:28

  • Share

DURRËS - Një këmbësor 55-vjeçar është përplasur ditën e djeshme nga një makinë, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”.

Në njoftimin e sotëm të policisë, thuhet se nga hetimet e deritanishme rezulton se shoferi 40-vjeçar Abdyl Bodlli, ka përplasur me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” këmbësorin Besnik Koldashi alias Azem Koldashi, me qëllim për ta vrarë. 

Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.

Ndërkohë që blutë po punojnë për kapjen e shoferit 40-vjeçar, Besnik Koldashi është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi i policisë, datë 25 shtator 2025:

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, shtetasin A. K., alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës.

Drejtuesi i automjetit, pasi goditi 55-vjeçarin, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Specialistët e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me grupin hetimor dhe Specialistët e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, intensifikuan veprimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

Si rezultat i veprimeve intensive, rezultoi se automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak, ka goditur 55-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin A. B., së bashku me automjetin.

Shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?