Foto ilustruese

Ishte në ‘arrest shtëpie’, arratiset i dënuari për vrasje! Pezullohen nga detyra 4 efektivë në Durrës

24 Nëntor 2023, 13:12| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 16:14

  • Share

DURRËS- 4 efektivë janë pezulluar nga detyra në qarkun e Durrësit, konkretisht 3 oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë në Durrës dhe një me detyrë trupë shërbimi në komisariatin e Manzës.

Sipas policisë 4 efektivët kanë lejuar që të largohet nga banesa e tij Afrim Kila për të cilin Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Afrim Kila ishte në ‘arrest shtëpie’ pasi i kishte mbaruar afati i paraburgimit.

‘Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për shkelje të pikës 5 të nenit 209 të rregullores së Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë: -Inspektorë B. V., K. D. dhe O. Sh., të tre oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës; -Inspektor S. K., trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Manzë.’- njofton policia.

Burime bëjnë me dije se Afrim Kila u arratis sapo mori vesh që Gjykata e Apelit e ka dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Ndërkohë, AMP-ja ka iniciuar hetim penal për këtë rast dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin ligjor të përgjegjësive.

Afrim Kila, 39-vjeç, u dënua fillimisht në Gjykatën e Durrësit në maj të këtij viti (21 maj) për vrasje me dashje.

39-vjeçari në vitin 2020, në ambientet e një lokali, në Ishëm, ka goditur me mjete të forta një person dhe më pas në rrugë e ka përplasur me makinë, i cili më pas ka vdekur në spital.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/11/2023 01:48

    Policeve mire ua bene,por duhej denuar dhe gjyqtari qe e dergoi me /arrest shtepie/se i mbaroi afati i paraburgimit.A mund te kete afat ne paraburgim kur behet fjale per vrasje e sidomos per vrasje me paramendim?! Dhe ky gjyqtar nuk duhet te ishte i vetem,por dhe ai qe e denoi me 16 vjet per vrasje me paramendim. E qelloi me sende te forta ne lokal dhe pastaj e perplasi qellimisht me makine?! A mund te lejohet nje vrases i tille me /arrest shtepie/?! A mund te pranohet qe te denohet me 16 vjet,jo sikur ka bere vrasje me paramendim,por sikur ka vjedhur dy lope?! Jane ne vete keta apo jo?!

    Përgjigju
  • Esmerina: 24/11/2023 20:10

    Ata policet e shkrete skane faj po fajin e ka gjykata qe e le arrest shpie dhe shefi komisariatit durresit , dhe e hane ata te shkretet

    Përgjigju
  • Altin: 24/11/2023 18:08

    Duhet arrestuar gjytari qe e la me arrest shtepie dhe jo policet.

    Përgjigju
  • anna: 24/11/2023 13:49

    Arrest shtepie i denuari per vrasje o zot.Te denuarit pse pine nje cigare hashash 5 vite burg.

    Përgjigju
  • Tofik: 24/11/2023 13:35

    Këto policët duhet të jenë në burg ne vend të arratisurit. Ose por duhet kenë marë para të konsiderushme për tju ikur! Kështu po vet pastrohen këto bashpuntorë të krimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?