Durrës/ Plagoset me thikë një i ri në Sukth, dërgohet në spital! Policia po punon për sqarimin e ngjarjes (EMRI)

26 Shtator, 13:35| Përditesimi: 26 Shtator, 15:53

  • Share

DURRËS - Një i ri është plagosur me thikë  ditën e sotme në zonën e Sukthit. Mësohet se i riu 35 vjeçar Leonard Sherifi është dërguar i është drejtuar spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihet se kush është autori i ngjarjes bëjnë me dije nga policia, teksa i plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.

'Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë,  për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.', njofton policia.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?