Durres-Një plagosje me armë zjarri tronditi qytetin e Durrësit mbrëmjen e 18 korrikut 2024 ku 31-vjeçari Adil Hizdri nga Shijaku qëlloi me pistoletë ndaj 70-vjeçarit Fadil Hunda.
Report tv ka arritur te sigurojë pamjet nga kamerat e sigurise, ku shihet momenti i plagosjes se te moshuarit. Autori është afruar me automjetin e tij, rreth orës 19.30 pranë lokalit ku qendrondte 70 vjecari dhe është konfliktuar me të.
Siç shihet në pamje Hunda po qëndronte në lokalin pranë shtëpisë së tij, teksa Hizdri e therret tek makina e me pas e qellon me dy plumba ne mes te rruges.
Një patrullë policore që ndodhej në zonë ka reaguar në kohë duke ndaluar 31-vjeçarin që tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia gjeti në brendësi të lokalit dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Autori ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se shkak është bërë borxhi i pakthyer. Ai u ka thënë hetuesve se djali i Fadil Hundës prej kohësh I kishte borxh një shumë parash dhe nuk pranonte t’ia kthente.