Durrës, plagosi djalin e xhaxhait në Shënavlash, arrestohet pas 3 muajsh 33 vjeçari

28 Gusht, 11:40| Përditesimi: 28 Gusht, 11:51

  • Share

Durres- Arrestohet autori i plagosjes së ndodhur në maj të këtij viti në Shënavlash të Durrësit.

33 vjeçari Ilir Buçeza plagosi me 2 plumba kushëririn e tij më 22 maj.

Në videon e siguruar nga shqiptarja.com dhe Report Tv duket Iliri që nxjerr armën dhe qëllon kushëririn në këmbë. Shkak u bë një konflikt për motive të dobëta, dyshohet se 24 vjeçari kishte kaluar me shpejtësi tek dera e autorit.

“Ky shtetas dyshohet së më datë 21.05.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shënavlash, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin Eduard Buçeza, 24 vjeç. informoi sot policia. 

Ilir Buçeza ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?