Kronikë

Durrës, plazhi më i madh në vend nuk ofron siguri! Pushuesit: Duhet të jenë rojet bregdetare

20 Qershor 2021, 17:25| Përditesimi: 20 Qershor 2021, 17:35

  • Share

Në plazhet e Durrësit pushuesit janë të shqetësuar për mungesën e sigurisë. Edhe pse sezoni ka nisur, kullat e vrojtimit nuk janë në funksion, pasi mungojnë rojet bregdetare.

Operatorët turistikë shprehen se Ministria e Turizmit ende nuk ka miratuar lejet për plazhet publike, për shkak të konflikteve me ndarjen e hapësirës së rërës.

“Është thelbësore për këdo që do të mbajë një pjesë plazhi, që të ketë një roje bregdetare. Dhe ne, ashtu si çdo vit, e kemi marrë, pasi i jep siguri klientëve", tha Blerim Norja, operator turistik.

I pyetur në lidhje me “ngërçin” e ndarjes së hapësirës publike nga ajo private, Norja u shpreh:

“Është e vërtetë që ka ndikuar në vonesën e vendosjes së rojeve bregdetare. Ekziston një ngërç, që presim se do të gjejë zgjidhje shumë shpejt. Ngërçi ka ndodhur midis ndarjes së parcelave të plazhit.”

Katër kilometra vije bregdetare dhe në plazhin më të populluar në vend nuk ka siguri. Vetë pushuesit shprehen se të moshuarit dhe fëmijët janë ata që kanë nevojë më së shumti.

"Që kur kam ardhur nuk kam parë roje plazhi, ka fëmijë të vegjël, ato duhen. U vejnë kabinat dhe nuk ka roje plazhi", tha një pushuese.

"Duhet për sigurimin e fëmijëve dhe personave që janë këtu. Nuk kam parë roje plazhi nuk ka, vetëm policinë kam parë që kalon këtu", tha një pushues.

Siguria në plazhe ndër vite ka qenë problem, ku janë shënuar edhe viktima. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?