Foto ilustruese

Kronikë

Durrës/ Po drejtonte autobusin në gjendje të dehur arrestohet, 61-vjeçari! U përplas edhe me një makinë

18 Shtator, 11:26| Përditesimi: 18 Shtator, 11:35

  • Share

Durrës- Shoferi i një autobusi ka rënë në prangat e policisë pasi një ditë më parë u përplas me një makinë në rrugën “Adria”.

Sipas njoftimit të policisë 61-vjeçare po drejtonte autobusin në gjendje të dehur.

Si pasojë e aksidentit nuk pati të lënduar vetëm dëme materiale.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, në rrugën “Adria”, autobusi që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi sot policia.  

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?