Politikë

Rinumërimi i kutive/ Avokat Ngjela për Report Tv: Berisha po merr kohë të ndërtojë gënjeshtrën e radhës! Ka një jetë që thotë më vodhën zgjedhjet

16 Qershor, 20:51| Përditesimi: 16 Qershor, 21:10

  • Share

Ditën e nesërme do të nisë procesi i rinumërimit, në stadiumin “Fahrie Hoti”, ku do të rinumërohet gati 43% e votave të 11 majit. Në total do të hapen 2323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit. 

Lidhur me këtë zhvillim ka folur edhe avokati Spartak Ngjela për Report Tv, i cili ka thënë se ky rinumërim është bërë vetëm që Berisha të marrë kohë për të ndërtuar gënjeshtrën e radhës. 

Ngjela thotë se Partia Demokratike nuk ka ardhur në pushtet për shkak të opinionit negativ që ekziston për Berishën. Ai shkon më tej duke thënë se nëse rezultati nuk del, Berisha do të gjejë një gënjeshtër tjetër.

'Dominanca S, dominanca Sali. Ai e ka bërë gjithmonë. Pse? Nuk pranon humbjen. Edhe gjithë këtë tani, gjithë këtë kohë aksion juridik hetuesie, që kontrollon rezultatin me të cilin do të provojë vjedhjen e votave, ai fiton kohë të marrë forca të tjera, që partia mos t’i kërkojë dorëheqjen. E ka në statut që kur partia humbet, kryetari i saj duhet të japë dorëheqjen. Ky thotë më vodhën. Prandaj thotë më vodhën, që mos të zbatojë statutin. Po ku pyet statuti që më vodhën apo s’më vodhën.

Ai është në pushtet. Kush është logjika juridike? Nuk të heq njeri të drejtën që t’i thuash më vodhën, por bëj padi gjyqësore. Jep dorëheqjen si kryetar i PD-së dhe fillo procesin gjyqësor, që të bindësh njerëzit. Se numërimi i zgjedhjeve pas kësaj padie është publik. E sheh gjithë Shqipëria. Nuk e bën dot. Në rast se del i njëjti rezultat, Saliu do të gjejë një gënjeshtër tjetër. Do të kishte ardhur në pushtet PD nëse nuk do të ishte opinioni negativ.'-tha Ngjela.

H.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?