Kronikë

Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore 

12 Dhjetor 2024, 13:21| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 14:23

  • Share

Durrës-Tre persona do të hetohen në gjendje të lirë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore në Durrës.

Drejtuesit e automjeteve të cilët u kapën duke drejtuar automjetet, pa vënë rripin e sigurimit, akuzohen për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".  

"Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit D. S., A. L. dhe E. Xh., të cilët po drejtonin automjetin, pa vënë rripin e sigurimit. Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ata iu kanë ofruar para, punonjësve të Policisë", thuhet në njoftimin e bluve.

Më tej Rrugorja e Durrësit i bën thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe  të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të bërë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edison: 12/12/2024 13:54

    Kot e kane! Policët tanë as s’kanë marrë as nuk marrin rryshfet…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?