Durrës/ Po peshkonte bashkë me vëllanë, 40-vjeçari rrëshket nga varka dhe bie në det, polumbarët nisin kërkimet (Emri+VIDEO)

25 Shkurt, 19:15| Përditesimi: 25 Shkurt, 21:31

  • Share

DURRËS- Doli për të peshkuar në det në Porto Romano por nuk u kthye më. Ky është fati tragjik i 40-vjeçarit Aurel Ndoni i cili kishte dalë për të peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër por kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme. 40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

"Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. N", njofton policia.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?