Policia e Durrësit

Kronikë

Po peshkonte në Erzen dhe bie në kontakt me telat elektrikë, vdes 55-vjeçari në Durrës

19 Korrik 2021, 19:12| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 17:15

  • Share

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Durrës pasi tragjikisht ka prekur në një tel të energjisë elektrike teksa po peshkonte në lumin Erzen;

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth.

"Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 19/07/2021 17:24

    Nuk peshkohet me korent dhe me dinamit se te mallkon natyra qe e shfaros peshkun , peshkoni me grepa dhe me rrjete ndryshe me duar te prera dhe humbje jete do perfundoni

    Përgjigju
    • Andi: 19/07/2021 22:32

      Nuk munesh me nejt ti pa na dhon men, shif o cun punet tuja, mos fut veten ne telashe.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?